LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga: Ministria e Drejtësisë e përgatiti Raportin vjetor të organeve të administratës shtetërore për avancimin e situatës së mundësive të barabarta për gratë dhe burrat

Ministria e Drejtësisë e përgatiti Raportin vjetor të organeve të administratës shtetërore për avancimin e situatës së mundësive të barabarta për gratë dhe burrat.

Ministri i Drejtësisë  poashtu Sekretar Gjeneral – Aleancës për Shqiptarët Krenar Lloga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka cekur të gjitha aktivitetet që i ka ndërmarrë ministria gjatë vitit të kaluar.

”- Në proces e sipër është përgatitja e Kodit të ri Penal, me qëllim të vendosjes së politikësndëshkuesee cila me sukses do t’i përgjigjet dukurive të reja kriminalistike, do të bëjë kodifikimin e të gjitha veprave penale

nga ligjet e veçanta në Kodin e ri Penal, do të mënjanohen mangësitë në ekzistuesin, do të inkriminohen vepra të reja, do të përmirësohen dispozitat e veprave ekzistuese penale (duke përfshirë edhe veprat e dhunës me bazë gjinore) dhe do të krijohet mundësia e individualizimit më të mirë të sanksioneve penale.
– Në proces e sipër është përgatitja e Propozim ligjit të ri për procedurën penale, në të cilin do të inkorporohen të gjitha standardet relevante ndërkombëtare dhe praktika e GJEDNJ, do të harmonizohet me legjislacionin evropian dhe do të mënjanojë dobësitë e deritanishme të ligjit ekzistues që u shfaqën në praktikë. Përmirësim të veçantë do të ketë në dispozitat që kanë të bëjnë me konfiskimin, viktimat e veprave penale dhe masat e veçanta hetimore.
Është miratuar Plani vjetor operativ i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2023, për implementimin e Planit të dytë kombëtar të veprimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e Rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara13/25 “Gratë, Paqja dhe Siguria” (2020-2025) i përgatitur në 2023 (i miratuar më 13.01.2023) dhe i njëjti është publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.
Në bazë të Ligjit për pagesën e kompensimit nëtë holla të viktimave të veprave penale me dhunë, është themeluar Komisioni për kompensimin e viktimave të veprave penale me dhunë. Komisioni shtetëror për kompensimin e viktimave të veprave penale me dhunë në Maqedoninë e Veriut është themeluar në shkurt të vitit 2024, me qëllim të ofrimit të mbështetjes për viktimat e veprave penale me dhunë, duke përfshirë viktimat e trafikimit me njerëz, përmes dhënies së kompensimit shtetëror për padrejtësinë e pësuar. Kjo paraqet një hap të rëndësishëm përpara drejt sigurimit të mbrojtjes më të mirë të të drejtave të njeriut për viktimat e veprave penale me dhunë, si dhe në luftën kundër trafikimit të njerëzve në Maqedoninë e Veriut.
Për vitin 2023 është përzgjedhur Programi për ndihmë juridike falas dhe avancim të sistemit të ndihmës juridike falas. Nga 3167 aplikantë për ndihmë juridike primare në vitin 2022, 1878 janë burra dhe 1289 janë gra, nga 254 aplikantë për ndihmë juridike sekondare në vitin 2022, 88 janë burra dhe 166 janë gra. Ndihmë juridike prrimare kanë futuar 1878 burra dhe 1289 gra (të gjithë atyre që kërkuan) ndërsa ndihma juridike dytësore iu miratua 88 burrave dhe 166 grave (të gjithë atyre që kërkuan).”

Related Articles

Back to top button
Close
Close