LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga merr pjesë në samitin e Krimit Kibernetik të Evropës Juglindore, i cili po mbahet në Shibenik

Ministri i drejtësisë së RMV, Krenar Lloga përmes një postimi ka njoftuar se po mer pjesë në Samitin e Krimit Kibernetik të Evropës Juglindore, i cili po mbahet në Shibenik nga data 21.05 deri më 23 Maj, shkruan Top24

“Siguria kibernetike mund të realizohet vetëm nëse ekzistojnë në dispozicion kapacitete efektive dhe efikase për sigurinë kibernetike, por edhe në qoftë se punohet në parandalimin. Përvoja është praktika më e mirë. Arsimimi i ekspertëve dhe shkëmbimi i përvojave, janë hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit kompjuterik. Jetojmë në një kohë të rritjes së madhe të numrit të përdoruesve të internetit dhe ТИК-ut, një numër më të madh të shërbimeve elektronike dhe aplikacioneve të qasshme dhe efektive, numri i të cilave është drejtpërdrejtë proporcional me rreziqet dhe sulmet e reja kibernetike. Numri i rasteve ku ky krim vështirë zbulohet është i madh, ndërsa dëshmitë edhe më vështirë sigurohen dhe në disa raste është e pamundur që në mënyrë efektive të zbatohet procedura penale dhe autorët të vihen para ligjit dhe të sankcionohen në pajtueshmëri me rrethanat”, tha Lloga.

Samiti u organizua nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës Publike të Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në të morën pjesë përfaqësues të lartë të vendeve të Evropës Juglindore dhe SHBA-ve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close