
Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar 26 Shkurtin ditën që shënon lindjen e Adem Demaçit apo siç njihet “Mandela i shqiptarëve”. Në 90 vjetorin e lindjes së Demaçit, Lloga shkruan se “Ai nuk pranoi të heshtë, nuk pranoi të përkulet, nuk pranoi të heqë dorë nga parimet. Për këtë qëndresë të jashtëzakonshme u quajt me të drejtë “Mandela i Ballkanit”. Në vitin 1991, ai u vlerësua me Çmimin Saharov të Parlamentit Evropian për Lirinë e Mendimit”, shkruan Top24
“Sot shënojmë 90 vjetorin e lindjes së legjendës shqiptare, simbolit të rezistencës pa kompromis dhe ndërgjegjes kombëtare.
Adem Demaçi (26 shkurt 1936 – 26 korrik 2018)) kaloi afro tri dekada në burgjet e ish-Jugosllavisë për idenë e lirisë. Ai nuk pranoi të heshtë, nuk pranoi të përkulet, nuk pranoi të heqë dorë nga parimet. Për këtë qëndresë të jashtëzakonshme u quajt me të drejtë “Mandela i Ballkanit”. Në vitin 1991, ai u vlerësua me Çmimin Saharov të Parlamentit Evropian për Lirinë e Mendimit
Por madhështia e tij nuk matet vetëm me vitet e burgut, matet me qëndrueshmërinë morale, me guximin për të folur kur të tjerët frikësoheshin dhe me vizionin për një shoqëri të lirë e të drejtë.
Në këtë përvjetor, kujtojmë jo vetëm vuajtjen, por forcën. Jo vetëm sakrificën, por dinjitetin.
Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Adem” shkruan Lloga



