
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar 8 Marsin ditën ndërkombëtare të gruas duke shkruar se arritja e barazisë gjinore dhe e mirëqenies së grave në të gjitha aspektet e jetës, është më e rëndësishme se kurrë, shkruan Top24
Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
Arritja e barazisë gjinore dhe e mirëqenies së grave në të gjitha aspektet e jetës, është më e rëndësishme se kurrë, nëse duam të krijojmë ekonomi me prosperitet dhe planet të shëndetshëm.
Nëse duam të ndërtojmë një shoqëri moderne, të hapur dhe demokratike, duhet të bëjmë më shumë për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat dhe të lëmë në të kaluarën pabarazinë, diskriminimin dhe shovinizmin.
Me zë të lartë dhe me vendosmëri, me strategji dhe taktikë, le të luftojmë kundër dhunës me bazë gjinore, për të cilën duhet të ketë gjithmonë një zgjidhje të drejtë.



