LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga: Aftësia e kufizuar nuk mund të jetë bazë për kufizimin e të drejtave

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga gjatë një debati në punën e Trupit Koordinues Kombëtar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, shkruan Top24

“Në fazën përfundimtare është miratimi i Strategjisë Kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2023-2030, me Planin e veprimit. Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara nga Strategjia, Ministria e Drejtësisë do të bëjë analizë krahasuese të dispozitave juridike në vendet e tjera që rregullojnë privimin dhe kufizimin e aftësisë afariste, si kusht për realizimin e të drejtës së votës të personave me aftësi të kufizuar në Maqedoninë e Veriut.”,shkruan Lloga.
Aftësia e kufizuar nuk mund të jetë bazë për kufizimin e të drejtave, prandaj ne kemi nevojë për një koordinim multisektorial dhe qasje gjithëpërfshirëse për realizimin efektiv të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Të drejtat politike, siç janë e drejta të votojnë, e drejta të kandidohen në zgjedhje dhe të zgjidhen persona me aftësi të kufizuar, janë të drejta themelore të njeriut. Kjo është bazë për tejkalimin e përjashtimit dhe diskriminimit.
Ministria e Drejtësisë, kontribuon në zbatimin e rekomandimeve të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, dhe në aktivitetet e përgjithshme kombëtare, për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Marrim pjesë në punën e Trupit Koordinues Kombëtar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Në fazën përfundimtare është miratimi i Strategjisë Kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2023-2030, me Planin e veprimit. Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara nga Strategjia, Ministria e Drejtësisë do të bëjë analizë krahasuese të dispozitave juridike në vendet e tjera që rregullojnë privimin dhe kufizimin e aftësisë afariste, si kusht për realizimin e të drejtës së votës të personave me aftësi të kufizuar në Maqedoninë e Veriut.
✔️ Кonferencën e përfundimtare të projektit: “Pjesëmarrja politike e personave me aftësi të kufizuara, kushtuar Pjesëmarrjes së barabartë të personave me aftësi të kufizuara në jetën politike dhe publike”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close