LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga: A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?

Ministri i Drejtësisë poashtu Sekretar Gjeneral – Aleancës për Shqiptarët Krenar Lloga ka reaguar në një postim në rrjetet sociale ku shkruan: A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?

Është për të ardhur keq se si një shqiptar dhe një ish-kryetar partie, ish-kandidat për president, po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së.
Fal Zotit, deputetëve, anëtarëve e aktivistëve të saj, ngjyrat e Aleancës për Shqiptarët nuk u ndyen me veprimatari kuslinge. Thirrje të gjithë atyre që u mashtruan në pjesën e parë të japin përgjigjen me votë duke përforcuar digën e Frontit Europian kundrejt çfarëdo politike regresive e antiperëndimore.

Sa më i madh Fronti🇪🇺 aq më të rëndësishëm shqiptarët🇦🇱 dhe bashkqytetarët e tyre turq🇹🇷 boshnjak🇧🇦 rom e maqedonas🇲🇰

#PoEuropës
#FrontiEuropian
#ALEANCApërSHQIPTARËT

Related Articles

Back to top button
Close
Close