LajmeSport

Liverpooli ‘hipotekon’ kualifikimin, shpërthen me katër gola ndaj Galatasaray-t

Liverpooli ka kaluar në avantazh në përballjen ndaj Galatasaray-t në stadiumin ‘Anfield’. Në minutën e 26-të, vendasit gjetën golin që hap sfidën dhe rrit optimizmin për kualifikim.

Autori i golit ishte Dominik Szoboszlai, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe i dha epërsinë skuadrës angleze. Mesfushori përfitoi nga një aksion i mirë i Liverpoolit dhe finalizoi me saktësi, duke çuar rezultatin në 1-0.

Liverpool – Galatasaray 1-0

Në minutën e 51-të, Mohamed Salah tregoi vizion të shkëlqyer, duke dhënë një pasim inteligjent brenda zonës për Hugo Ekitike, i cili me një goditje të menjëhershme dhe të saktë dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-0.

Liverpool – Galatasaray 2-0

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 53-të, erdhi edhe goli i tretë. Ryan Gravenberchshfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës dhe me qetësi e dërgoi në këndin e majtë të portës, duke çuar rezultatin në 3-0.

Liverpool – Galatasaray 3-0

Në minutën e 56-të, një episod i pafat për miqtë solli edhe golin e katërt. Wilfried Singo, në përpjekje për të larguar një krosim të rrezikshëm në zonën e vogël, përfundoi duke e dërguar topin në rrjetën e tij.

Liverpool – Galatasaray 4-0

Ky autogol vulos një paraqitje katastrofike për Galatasaray-n, ndërsa Liverpooli po dominon totalisht në çdo repart. Me këtë rezultat, anglezët janë praktikisht të sigurt për kualifikimin dhe po japin një sinjal të fortë për rivalët në Champions League.

Related Articles

Back to top button
Close
Close