
Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.
Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.
Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve.
Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit.
Sfida starton të shtunën në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Nga Ilir Demalia – Leskovac
Për shkak të tensioneve dhe historikut të ngjarjeve të rënda që ndodhën në ndeshjen e 14 tetorit 2014 në Beograd, autoritetet serbe, në bashkëpunim me UEFA-n dhe Federatën Serbe të Futbollit, kanë marrë masa ekstreme sigurie. Kjo është arsyeja pse u vendos që ndeshja të zhvillohet në Leskovac — një qytet me rreth 58 mijë banorë, që me rrethina arrin deri në 130 mijë. Ndeshja do të luhet në Stadiumin e Qytetit, Stadion Dubocica me kapacitet prej rreth 8 mijë vendesh.
Versionin e plotë mund ta lexoni në link-un e mësipërm!
Seanca stërvitore është kryer në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet dhe sfida mbrëmjen e nesërme.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, stadiumi është i rrethuar nga forca të shumta policore, të cilat do të shoqërojnë skuadrën nga fusha për në hotelin në Nish.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, serbët janë munduar të justifikohen disi, duke shkruar në ekranin e madh të rezultateve: “Mirë se erdhët” në gjuhën shqipe, krahë gjuhës serbe dhe gjuhës angleze.
Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, në stadiumin “Duboçiça”, nuk është vendosur flamuri shqiptar.
Një gjest i shëmtuar ky nga ana e Federatës Serbe, duke mos e përjashtuar ende politikën nga futbolli.
Shqipëria është gati për “finalen” me Serbinë, ku në Leskovc kuqezinjtë do të luajnë shanset e tyre për një vend në “Play Off”-et e Botërorit 2026.
Tekniku i kuqezinjve, Sylvinho, u shpreh se skuadra do të luajë vetëm për fitore në këtë duel, teksa u shpreh se për të ardhmen e tij mendon ai. Braziliani gjithashtu u ndal dhe te dueli me Serbinë në Botërorin 2018, kur ishte zv.trajner i “Seleçaos”, duke u thënë se ekipi serb vijon të ketë cilësi, por të njëjtën gjë ka dhe ekipi i tij.
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, kujtoi duelin e vitit 2014, teksa u shpreh se emocionet janë të mëdha dhe se ekipi kërkon vetëm fitore, duke eliminuar çdo opsion tjetër.
“Të them të drejtën, emocionalisht është e njëjta gjë. Po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht, sepse është e vështirë dhe e bukur. Mezi pres të jem në fushë nesër”.
Trajneri kryesor i ekipit kombëtar të Serbisë, Dragan Stojković, iu drejtua publikut një ditë para ndeshjes kundër Shqipërisë.
Duke folur për pritshmëritë nga ndeshja, Stojković theksoi se “është e pamundur që ndeshja të jetë e mërzitshme”, duke shtuar se është i qetë dhe se pret që edhe lojtarët e tij të jenë të qetë.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte asnjë dilemë për formacionin që do të zbresë në fushë dhe komentoi për fishkëllimat që u dëgjuan në stadiumin Rajko Mitic gjatë ndeshjes kundër Anglisë.
Ekipi shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.
Nga pamjet e mundësuara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, skuadra kuqezi u prit nga qindra forca policie në stadium, të cilat mundësuan që rruga e ekipit shqiptar nga pista e uljes direkte në hotel të ishte pa probleme, duke shmangur kontrollin në aeroport.
Ekipi i Kombëtares është nisur për në Nish ku në dalje të tij do të akomodohet në hotel.
Në të nuk do të lejohen tifozët shqiptarë, por si gjithmonë për ta ka menduar DigitAlb që do të transmetojë këtë ndeshje drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht



