LajmeSport

LIVE/ E gjithë bota ndalon për Spanjë-Argjentinë! Messi përballë Yamal edhe për “Topin e Artë”, Infantino: Kjo finale ishte dhuratë nga zotat

Pas një muaji spektakli, emocionesh dhe surprizash, sot vjen momenti më i shumëpritur i Kupës së Botës 2026. Në stadiumin MetLife në New Jersey, dy superfuqi të futbollit, Spanja dhe Argjentina, do të zbresin në fushë për të luftuar për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Për herë të parë në histori, në finalen e Botërorit përballen kampionia në fuqi e Evropës dhe kampionia në fuqi e Amerikës së Jugut, në një duel që pritet të mbajë të mbërthyer miliona tifozë në mbarë globin.

Spanja ka qenë skuadra më dominuese e këtij Botërori. Iberikët kanë pësuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut dhe nuk kanë qenë asnjëherë në disavantazh, duke vendosur edhe një rekord historik me gjashtë ndeshje pa pësuar gol. Pas barazimit zhgënjyes në ndeshjen hapëse ndaj Kepit të Gjelbër, skuadra e Luis de la Fuente reagoi në mënyrë perfekte, duke fituar gjashtë takime radhazi dhe eliminuar Austrinë, Portugalinë, Belgjikën dhe Francën në rrugën drejt finales.

Finalja sjell edhe një përballje simbolike mes dy brezave. Nga njëra anë është legjenda Lionel Messi, që pritet të luajë ndeshjen e fundit në një Kupë Bote, ndërsa nga ana tjetër qëndron talenti spanjoll Lamine Yamal, një nga yjet që ka shkëlqyer më shumë në këtë edicion.

Edhe historia e përballjeve mes dy kombëtareve premton spektakël. Bilanci është plotësisht i barabartë, me nga gjashtë fitore për secilën skuadër dhe dy barazime. Takimi i vetëm në një Kupë Bote është fituar nga Argjentina në vitin 1966, ndërsa Spanja ka dominuar përballjet më të fundit mes tyre.

Gjithçka është gati për një finale që premton futboll të nivelit më të lartë. Spanja kërkon të kurorëzojë turneun perfekt me trofeun e dytë botëror, ndërsa Argjentina synon të mbrojë titullin dhe të shkruajë një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit. Sonte, sytë e gjithë botës do të jenë të drejtuar nga New Jersey, aty ku do të shpallet kampioni i ri i botës.

Lamine Yamal e kishte të qartë që para nisjes së Botërorit: kur u pyet nëse Spanja do ta fitonte Kupën e Botës, talenti i Barcelonës buzëqeshi dhe u përgjigj thjesht: “Po”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë shaka për organizimin e një tjetër Kupe Bote, këtë herë pa pjesëmarrjen e Meksikës dhe Kanadasë, dy vendet që bashkë me SHBA-në po presin Botërorin 2026.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një deklaratë shumë të bujshme pak para finales së madhe të Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke e cilësuar turneun e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë si një ngjarje të paprecedentë në historinë e sportit.

Argjentina mund të shfaqë sërish flamurin dhe mesazhet për ishujt Falkland nëse triumfon në finalen e Botërorit 2026 ndaj Spanjës.

Lionel Messi ka ende një tjetër objektiv për të arritur në finalen e Botërorit 2026. Përveç trofeut të dytë radhazi të Kupës së Botës me Argjentinën, kapiteni argjentinas kërkon edhe një çmim individual: “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë i turneut.

Një finale botërori që nuk është parë kurrë më parë mes skuadrës kampione të Evropës dhe asaj të Amerikës së Jugut.

Një vendim i marrë më shumë se 20 vite më parë mund të kishte ndryshuar jo vetëm karrierën e Lionel Messit, por edhe historinë e futbollit botëror.on

Gerard Piqué e di më mirë se shumë të tjerë emocionin e një finaleje të Kupës së Botës. Më 11 korrik 2010, ish-mbrojtësi i Spanjës ishte pjesë e skuadrës që ngriti për herë të parë në histori trofeun e Botërorit në Afrikën e Jugut.

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës nuk do të jetë vetëm një duel për trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Sfida në “MetLife Stadium” pritet të ketë një ndikim të madh edhe në garën për “Topin e Artë” 2026, ceremonia e të cilit do të zhvillohet më 26 tetor në Londër.

Google ka shënuar finalen e Kupës së Botës 2026 me një doodle të veçantë dedikuar sfidës së madhe mes Argjentinës dhe Spanjës.

Argjentina do të zbresë sonte në fushë përballë Spanjës me synimin për të mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë, por historia e Kupës së Botës nuk është në favor të kampionëve në fuqi.

Pak orë përpara finales së madhe të Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka emocionuar tifozët me një letër të hapur drejtuar gjithë popullit argjentinas.

Duket një absurditet, por është e vërtetë; 26 qershori 2016 ishte dita kur Lionel Messi u tërhoq nga kombëtarja argjentinase.

Edhe pse Argjentina mbërrin në finale si kampionia në fuqi, basteshkruesit e shohin Spanjën si favorite për të fituar ndeshjen dhe për të ngritur trofeun.

Related Articles

Back to top button
Close
Close