LajmeMaqedoniTopLajm

Listat e këshilltarëve, VMRO-DPMNE fitoi më së shumti nga të gjithë

Pas zgjedhjeve të djeshme lokale, më së shumti fitues nga listat e këshilltarëve del të jetë VMRO-DPMNE, e cila më tepër ka fituar në 42 komuna ndërsa LSDM vetëm në 20 komuna. Prapa tyre është BDI me 13 komuna, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vetëm në dy komuna. DPTM, PDSH dhe LDP kanë fituar vetëm në një komunë.

VMRO-DPMNE ka fituar më tepër këshilltarë edhe në Qytetin e Shkupit dhe atë 34% të votave.

VMRO-DPMNE ka fituar bindshëm LSDM-në në Qytetin e Shkupit sa i përket këshilltarëve. VMRO-DPMNE ka fituar 73,566 vota ndërsa LSDM 49 mijë ose 23%. Më pas vijon BDI me 26300 vota ose 12% të votave. Levica ka fituar 19 mijë vota, ndërsa ASH/AA 11,5 mijë vota ose 5,5% të votave.

 

Këshilli i Qytetit të Shkupit:

VMRO-DPMNE: 34%

LSDM: 23%

BDI: 12%

Levica: 9%

ASH/AA: 5,5%

Në Tetovë për BDI-në kanë vituar mbi 10 mijë qytetarë ose 27%, ndërsa ASH/AA dhe VMRO-DPMNE kanë fituar 10% të votave. LSDM dhe PDSH me nga 7% të votave. Në Çair pjesa më e madhe apo 40% kanë votuar BDI-në, më pas vijon ASH/AA me 25%.

Në Gostivar ASH/AA dhe BDI kanë fituar pothuajse numrin e njejtë të votave sa i përket këshilltarëve. Të dy partitë kanë fituar gati 30% të votave. Skenar të ngjashëm kishte edhe në Dibër ku për pak vota më tepër ka fituar ASH/AA. VMRO dhe LSDM në Dibër fituan pak më tepër se 10%.

Në Strugë numri më i madh i votave apo 35% i takoi BDI-së. ASH/AA me 26%. Në Kumanovë, për LSDM kanë votuar 25%, për VMRO 19% ndërsa për BDI-në 11%.//Zhurnal.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close