BotaLajme

Lirohet pas 25 vjetësh bosi i mafias siciliane, u përfshi në vrasjen e Giovanni Falcones

Bosi i mafias siciliane, Giovanni Brusca është liruar nga burgu.

Pas bashkëpunimit me sistemin e drejtësisë, Brusca mori zbritje të dënimit të parashikuar nga ligji, duke arritur të fitojë lirinë.

I quajtur “vrasësi i njerëzve”, Brusca ka rrëfyer për rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë vrasjen e prokurorit të lartë të Italisë antimafia, Giovanni Falcone.

Po ashtu, ai ka ekzekutuar në mënyrë çnjerzore edhe një fëmije 11 vjeç, të cilin e kishte futur në acid.

Lirimi i tij pas 25 vitesh burg ka zemëruar të afërmit e viktimave, politikanë dhe qytetarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close