BotaLajmeRajon

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin Serbisë, janë liruar.

Kurti ka thënë se i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Informacionet e fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar tashmë janë liruar përveç zv.drejtorit Jankoviq, i njëjti vazhdon të mbahet në burg në Serbi”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Në fillim të kësaj mbledhje Kurti tregoi se zëvendësdrejtori Jankoviq është dërguar në Rashkë.

“Në mesin e të ndaluarve dhe të arrestuarve është dhe zëvendës drejtori i PK, Dejan Jankoviq nga radhët e komunitetit serb. Sipas informacioneve që kemi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës është dërguar në Rashkë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se nga e kaluara e dimë që në rast të dërgimit atje ata që ndalohen intervistohen nga akterë të ndryshëm shtetëror të Serbisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close