LajmeSport

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi është një futbollist i lirë pas largimit nga futbolli aziatik, por së shpejti ai mund të bëhet me skuadër të re.

Mesfushori kosovar me pasaportë të Malajzisë ka vite që bën karrierë në futbollin e Azisë si në Malajzi, Tajlandë e Australi.

Mirëpo pas largimit nga Johor DT më 1 janar, Krasniqi ka mbetur futbollist i lirë.

Ai kishte oferta nga kampionati kosovar ku u kërkua nga Gjilani dhe Ballkani, por në fund vendosi të pres një ofertë tjetër.

Krasniqi duket se karrierën do ta vazhdoj në futbollin spanjoll, pasi ka dy ditë që po publikon video nga seancat stërvitore.

“Për momentin nuk mund të flas, së shpejti do ta mësoni edhe klubin tim të ri”, tha Krasniqi shkurtimisht.

32-vjeçari është futbollist i lirë dhe mund të nënshkruajë menjëherë, por ai e ka lënë befasi klubin e tij të ri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close