
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, njëkohësisht anëtar i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ka deklaruar në një intervistë për Tv A2 në Tiranë se zgjedhjet lokale të tetorit 2025 do të jenë një moment kyç për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Ai paralajmëroi se opozita shqiptare, e bashkuar nën çatinë e Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, synon të arrijë një rezultat të jashtëzakonshëm.
“Sfida jonë është e qartë: të marrim numrin më të madh të komunave që sot drejtohen nga shqiptarët dhe të sjellim ndryshime reale në skenën politike. Besoj Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, duke i cilësuar ato si një alarm serioz për stabilitetin dhe demokracinë në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Tv A2, ai shprehu indinjatën për mosreagimin e menjëhershëm institucional, duke theksuar se vonesat dhe qasja selektive dëmtojnë besimin e qytetarëve.
“Ajo që më brengos më tepër është mosveprimi institucional. Kemi parë raste kur organet e shtetit kanë reaguar menjëherë, si në rastin e klubit të futbollit Shkëndija, por për veprime të natyrës raciste e ekstremiste etnike nuk ka ende zhvillim institucional. Kjo tregon standarde të dyfishta,” – u shpreh Limani.
Ai theksoi se reagimet e vonuara të liderëve politikë maqedonas krijojnë dyshime te shqiptarët mbi gatishmërinë e tyre për të ndalur incidente të tilla në të ardhmen.
Limani u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, që të mos mjaftohen me dënime deklarative, por të ndjekin me vendosmëri rrugën institucionale për ndëshkimin e autorëve të thirrjeve të urrejtjes. Sipas tij, kjo është thelbësore jo vetëm për të garantuar barazinë etnike, por edhe për të mbrojtur rrugën e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Emisioni i plotë https://youtu.be/7YsDrPbQwt4



