LajmeMaqedoniTopLajm

Lidhen flamuri shqiptar dhe maqedon para selisë së VMRO-së

Festohet para selisë së partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.

Krahas flamurit maqedonas, në këtë festë është valvitur edhe flamuri shqiptar.

Kjo parti synon të ketë fituar komunat kryesore të Shkupit duke shpallur “humbjen e LSDM-së në këto zgjedhje”, transmeton TV21.

Si një nga komunat kryesore është edhe Qyteti i Shkupit, ku bindshëm është duke udhëhequr kandidatja e pavarur, Danella Arsovska kundrejt kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov.

Kujtojmë se Arsovska pati mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërkaq Shilegov pati mbështetjen e tërë partive të koalicionit qeveritar.

/Derveni.info

Related Articles

Back to top button
Close
Close