BotaTopLajm

Lideri i Hamasit: Populli ynë u bashkua për të mbrojtur të shenjtat e tij

Kreu i Zyrës politike të Hamasit, organizatës së rezistencës palestineze, Ismail Haniyeh tha se populli është bashkuar me të gjithë pjesët e tij kundër sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe se “trillimet dhe imponimet fakt të kryer të Izraelit për mbulimin e pushtimit tashmë janë të papranueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Haniyeh mbajti një fjalim të drejtpërdrejt lidhur me sulmin e ushtrisë izraelite në Gaza dhe kundërpërgjigjen ndaj kësaj.

Ai theksoi se si rezultat i ngjarjeve të fundit është shkatërruar plani për ndarjen e Kudsit dhe Gazës dhe se të dy këto tashmë janë një e tërë. “Izraelin e detyruam të mbajë larg fanatikët e tij nga Al-Aksa. Populli ynë u bashkua me të gjithë pjesët dhe idetë e tij në rrugën (kanalin) për të mbrojtur të shenjtat e tij”, tha Haniyeh.

“Tashmë trillimet dhe imponimet fakt të kryer të Izraelit për të mbuluar pushtimin e tij” janë të papranueshme në aspektin e popullit palestinez dhe Hamasit, tha Haniyeh dhe shtoi se “Tashmë Kudsi është fronti i umetit, muslimanëve të lirë dhe i krishterëve të lirë”.

Pasi vuri në dukje se palët ndërkombëtare kanë kaluar në kontakt me ata me qëllim për qetësimin e situatës, lideri i Hamasit ndau informacionin se janë në kontakt me liderë të Egjiptit, Katarit dhe Kombeve të Bashkuara.

Grupet e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës i kishin dhënë afat policisë izraelite deri në orën 18:00 sipas kohës lokale të ditës së djeshme që të tërhiqej nga lagjia Sheikh Jarrah dhe Xhamia Al-Aksa në Kudin Lindor nën pushtim.

Pasi Izraeli nuk u tërhoq nga Sheikh Jarrah dhe Xhamia Al-Aksa, grupet e rezistencës palestineze lëshuan një numër të madh të raketave ndaj Izraelit.

Pas kësaj edhe ushtria izraelite filloi kundër Rripit të Gazës operacionin ushtarak të emërtuar “Mbrojtësit e Mureve”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close