LajmeRajonTopLajm

Lëvizja Vetëvendosje nis tubimin hapës të fushatës në Gjakovë

Me një këngë të këngëtarit Ilir Shaqiri, kushtuar Gjakovës, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore në këtë qytet.

Mijëra përkrahës të Vetëvendosjes janë mbledhur në sallën e sporteve “Shani Nushi”.

Kryeministri Albin Kurti ka hyrë në sallë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.

Ndër të parët që ka folur ka qenë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili është shprehur i bindur se VV do t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurt.

“Në këto vizitat që po i bëjmë në pjesë të ndryshme të Kosovës, një i moshuar më tha “pse po na e kufizoni kështu me 500 mijë””, ka thënë Konjufca. /Gazeta Infokus

Related Articles

Back to top button
Close
Close