LajmeMaqedoniTopLajm

Lëvizja Besa: Pranojmë propozimin francez! Gjatë ndryshimeve kushtetuese të hiqet “20%” dhe të shkruhet gjuha shqipe

Nga Lëvizja Besa sot përmes një kumtese kanë njoftuar se mbështesin propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Nga kjo parti gjithashtu thonë se në hapjen e Kushtetutës për futjen e komunitetit kroat, malazez dhe bullgar në Preambulë, të hiqet “20%” dhe të shkruhet gjuha shqipe.

” Lëvizja BESA është informuar nga ana e Qeverisë rreth propozimit francez dhe konform vendimeve partiake Lëvizja BESA edhe njëherë konfirmon se do pranojmë çdo propozim që hap rrugën e integrimit në BE dhe që i njejti nuk do cenonte interesat e shqiptarëve në vend. Poashtu pasi që propozimi francez në vete implikon ndryshime kushtetuese, ne për të dëshmuar konzistencën politike nga hapja e fundit e kushtetutës do kërkojmë që të korigjojnë në kushtetutë terminologjinë “gjuha që flasin mbi 20% e popullatës” të zavendësohet me termin “gjuha shqipe””, thonë nga Lëvizja Besa.

Related Articles

Back to top button
Close
Close