LajmeMaqedoniTopLajm

Lëvizja Besa e frigsuar sulmon ASH-në dhe Taravarin

Pas emisionit në CLICK PLUS ku kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari theksoi se Aleanca për Shqiptarët është e orientuar pro BE-së dhe NATO-s dhe se do të mbështesë ndryshimet kushtetuese sidhe mundësinë që ASH të jetë pjesë e qeverisë kanë reaguar nga Lëvizja Besa, shkruan Top24

I pari nga Lëvizja Besa ka reaguar Abdush Demiri i cili publikoi foto të Taravarit ku ka akuzuar kreun e ASH-së se po i vardiset piushtetit.

Pas Demirit ka reaguar edhe kryetari i degës së LB në Çair, Valon Bela i cili akuzon kreun e ASH-së se me një ofertë modeste nga Ahmeti po i lakmohen pushtetit, përcjellë Top24.

Ndryshe Lëvizja Besa është akuzuar nga publiku dhe analistë të ndryshëm që po reshtohet në një front me VMRO-DPMNE-në e Mickovskit dhe me Levicën e Aspasievit. Nga ASH thonë se kjo parti është në panikë pasi do të mbetet e vetme në bllokun e partive që bllokojnë rrugën drejtë BE-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close