LajmeMaqedoniTopLajm

Letra e Ali Ahmetit! Toska: Veprim i duhur, shqiptarët kurrë s’kanë qenë më keq!

Deputetja nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Dijana Toska në emisionin Klan Debat tha se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më dobët të përfaqësuar se sa në këtë qeverisje.

“Letra e Ali Ahmetit është mëse e duhur dhe në momentin e duhur, sepse pëfaqësimi i shqiptarëve kurrë s’ka qenë më keq. Eksponentët politik të VLEN-it, njëri nga liderët ka qenë pjesë dikur e partisë së Ali Ahmetit, pse pra atëherë nuk paska reaguar? Ali Ahmeti kurr s’ka vepruar në dëm të shqiptarëve. Fronti janë me 17 deputetë shqiptar, pra nuk e di me cilën ide thirreni në legjitimitetin shqiptar kur e dimë që në vota ju kanë ndihmuar dhe nga ana e VMRO-së”, tha Toska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close