LajmeMaqedoniTopLajm

Letërnjoftimet me emrin “Republika e Maqedonisë” do të jenë të vlefshme derisa të kenë afat

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, informon se letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues do të vlejnë deri në datën e vlefshmërisë dhe nuk ka nevojë të ndryshohen nëse kanë afat. Sipas Toshkovskit, rregulli që vlente për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për letërnjoftimet. Ministri sqaroi gjithashtu se një numër i madh i patentë shoferëve tashmë janë zëvendësuar me emrin e ri kushtetues, transmeton Portalb.mk.

“Edhe një herë u bëj thirrje punonjësve të policisë që të kenë parasysh dispozitat që janë të përcaktuara me ligj. Sipas përvojave të bazuara në letërnjoftim të vlefshëm, është absolutisht e mundur të largohemi nga Maqedonia në kuadër të vendeve me të cilat kemi marrëveshje bilaterale me letërnjoftim të vlefshëm. Letërnjoftimi në fjalë mund të bëhet i papërdorshëm nëse shteti e vendos këtë në përputhje me një ligj ose akt. Të gjitha letërnjoftimet e vlefshme do të mund të përdoren në të gjitha vendet me të cilat kemi marrëveshje dypalëshe”, shtoi ministri gjatë vizitës së tij në komunën e Zhelinës, ku u hap zyrë e re për Shërbime Administrative të MPB-së.

Pas ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, sipas Marrëveshjes së Prespës, qytetarët kishin detyrimin për të ndryshuar dokumentet e udhëtimit, letërnjoftimetdhe patentë shoferët. Marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt 2019 dhe parashikonte një periudhë pesëvjeçare për ndryshimin e dokumenteve. Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17 qershor 2018 dhe ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedoninë e Veriut u votuan në Kuvend më 11 janar 2019.

Pas publikimit të ndryshimeve në Gazetën Zyrtare në shkurt 2019, afati pesëvjeçar filloi të rrjedhë sipas Marrëveshjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close