
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në veri është lënduar një zyrtar policor, shkruan Syri.net Kosova.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, polici u lëndua si pasojë e sulmeve me mjete të forta gjatë protestave në veri të vendit.
“Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime. Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, PK njofton edhe për gjuajtje me gurë në drejtim të tri veturave të Policisë.
“Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat”.



