LajmeMaqedoni

LE TË KONTRIBUOJMË PËR SIGURI MË TË MADHE TË FËMIJËVE NË KOMUNIKACION

Fëmijët janë një nga kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve në komunikacion. Prandaj është e domosdoshme të bëhen përpjekje të përbashkëta për të avancuar sigurinë e tyre në komunikacion. Duhet pasur parasysh se ata janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacionin rrugor dhe vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edukimit të tyre në fushën e rregullave të komunikacionit. Nevoja për ndihmë dhe edukim nga të rriturit është veçanërisht e shprehur te fëmijët e vegjël. Prandaj Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor këshillon:
• njoftoni fëmijët me rregullat e komunikacionit,
• bisedoni me fëmijët për sjelljen e tyre në komunikacion dhe për korrektësinë e veprimeve, tregojuni se si mund t’i reduktojnë ose shmangin rreziqet për sigurinë e tyre në komunikacion,
• tregojuni fëmijëve se rruga duhet të kalohet vetëm në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve,
• fëmijët e vegjël në komunikacion duhet të lëvizin duke mbajtur dorën e personit të moshuar,
• fëmijët në komunikacion duhet të jenë të përqendruar (dhe mos të përdorin telefona celularë ose kufje) në mënyrë që të mund të reagojnë në kohë dhe saktë,
• para se të kalojnë rrugën, fëmijët duhet të ndalojnë, të shikojnë majtas dhe djathtas dhe vetëm pasi të sigurohen që të gjitha automjetet kanë ndaluar dhe se është sigurt, mund të ecin për të kaluar,
• tregojuni fëmijëve se nuk është e sigurt të lëvizin në parkimin e automjeteve ose të kalojnë rrugën midis dy automjeteve të parkuara, sepse shoferët mund të mos jenë në gjendje t’i shohin,
• përfshini fëmijët në vendimmarrje se kur dhe ku është e sigurt të kaloni rrugën,
• rekomandohet që fëmijët të veshin rroba të ndritshme ose rroba me pjesë reflektuese për të qenë më të dukshëm në komunikacion,
• bëhuni shembull i sjelljes së ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme në komunikacion, sepse fëmijët zakonisht mësojnë, respektivisht marrin shembull nga sjellja e të tjerëve.

LE TË KONTRIBUOJMË SË BASHKU PËR SIGURI MË TË MADHE
TË FËMIJËVE NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR.

Related Articles

Back to top button
Close
Close