BotaLajme

Lavrovit i ndalohet hyrja në Poloni, Moska: Vendimi i Varshavës, provokues

Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov i është ndaluar hyrja në Poloni, ku duhet të merrte pjesë në takimin e krerëve të diplomacisë së OSBE-së. Takimi do të zhvillohet në Lodz më 1-2 dhjetor.

Rusia reagoi të shtunën lidhur me lajmin dhe e cilësoi refuzimin e Varshavës si “të pashembullt dhe provokues”.

“Vendimi nga Polonia, e cila është kryesuesja në detyrë e OSBE-së, për të refuzuar pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Sergei Lavrov në takimin ministror të OSBE-së në Lodz është i paprecedentë dhe provokues,” tha Ministria e Jashtme.

“Jo vetëm që Varshava diskreditoi veten, por gjithashtu shkaktoi dëme të pariparueshme në besueshmërinë e organizatës në tërësi,” vijoi ministria e Jashtme Ruse.

Polonia tha të premten se nuk do ta lejonte Lavrovin, ndaj të cilit janë vendosur sanksione, të ishte i pranishëm në takim.

“Delegacionet duhet të përshtaten me rregulloret aktuale të BE-së dhe të mos përfshijnë persona që janë të sanksionuar nga Bashkimi Evropian,” tha kryesia polake e OSBE-së në një deklaratë.

“Me vendime të tilla shkatërruese, polakët… po e shtyjnë OSBE-në në humnerë,” u përgjigj Ministria e Jashtme ruse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close