LajmeMaqedoniTopLajm

LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës. Pasi ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa po pret që nesër, gjykatësi kujdestar të sjell vendim për lirim apo paraburgim ekstradues.

“Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, ka konfirmuar Ministri e Punëve të Brendshme.

Kujtojmë se nuk është rasti i parë që ndalohen shtetasit e Kosovës në kufinjtë e Maqedonisë. Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, ishte i fundit i ndaluar në vendkalimin tjetër në Jazhincë i cili ju kthye Kosovës.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close