LajmeMaqedoniTopLajm

Lajm i mrekullueshëm, Artan Grubi: Korridori 8 pjesë e linjës së korridoreve kryesore trans-europiane

Projekti madhor Korridori 8 tashmë ka hyrë në korridoret europiane për Ballkanin Perendimor dhe Mesdheun Lindor si pjesë e projekteve kryesore trans-europiane.

Këtë lajm e ka bërë të ditur sot zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Grubi sqaron se ky projekt tashmë do të vendoset në rend ditë para Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave, duke e cilësuar Korridorin 8 si një projekt të rëndësishëm ekonomik për rajonin e Ballkanit Perendimor dhe Bashkimit Europian.

Njoftimi i plotë:

Sot po ndaj me ju edhe një tjetër lajm të mrekullueshëm: Më në fund Korridori 8 hyn në korridoret europiane për Ballkanin Perendimor dhe Mesdheun Lindor si pjesë e linjës kryesore të korridoreve kryesore trans-europiane. Si rezultat i iniciativave të vendeve nga Ballkani Perendimor përfshirë këtu Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Italinë, ka qenë vendimi i Komisionit Europian që këtë propozim ta vendosë në rend të ditës para Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave. Me këtë vendim, Korridori 8 europian i transportit si pjesë e Korridorit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” do të ofrojë vlerë shtesë dhe mundësi për rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close