LajmeRajon

Lajçak: Vendimi i Prishtinës ndryshoi temat, nuk duhet të lejojmë që të ketë krizë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se vendimi i djeshëm i Prishtinës ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Prishtina po planifikon një “Stuhi” të re në veri të Kosovës.

“Ne patëm një bisedë shumë serioze mbrëmë për situatën dhe sigurisht që duhet të kërkojmë zgjidhje përmes dialogut dhe jo konfrontimit,” u tha Lajçak gazetarëve, raporton “N1”

Ai shtoi se tani është një situatë e re, e cila i ka ndryshuar planet dhe temat. “Unë erdha në rajon për t’u përgatitur për takimin e radhës të liderëve dhe për të folur për përparimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë që të ndodhë një krizë,” tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close