TopLajm

Lady Gaga me maskë të personalizuar – “Bëhu vetvetja, por mbaje maskën”

Në një postim në Instagram, Lady Gaga shfaqi një foto të vetes me maskën ku shkruan “Cromatica”, duke shtuar edhe një thënie.

“Bëhuni vetvetja, por mbani maskën! Besoj në të qenit të mirë ndaj vetes, komunitetit, dhe planetit”.

“I sfidoj miqtë e mi të mrekullueshëm që të tregojnë maskat e tyre”, ka vazhduar ajo, duke u bërë thirrje miqve dhe bashkëpunuesve si Ariana Grande, Tonny Bennet, si dhe Barack dhe Michelle Obama.

Lady Gaga lëshoi albumin e saj të ri “Cromatica” në maj, pasi që ishte vonuar lansimi për shkak të pandemisë.

Në muajin prill, Gaga udhëhoqi programin “Një Botë” – “Së Bashku në Shtëpi”, një maratonë e bamirësisë për koronavirusin ku kishte video të drejtpërdrejta të artistëve të shumtë si Taylor Swift, Paul McCartney, Billie Ellish, Stevie Wonder dhe shumë e shumë të tjerë.

Koncerti virtual u fuqizua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe u mbajt si ndihmë kundër pandemisë dhe përkrahje ndaj mjekëve në tërë botën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close