
Pashkët janë festuar ndryshe këtë vit në shtëpinë e Kylie Jenner, gjë që vetë biznesmenja e ka treguar përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
.
28-vjeçarja ndau imazhe në Instagram, ku shfaqet duke shijuar motin e ngrohtë pranë familjes së saj, në një vilë me pishinë. Ajo kishte zgjedhur një bikini minimaliste, duke reflektuar stilin e saj të zakonshëm veror.
Në përshkrimin e fotografive, Jenner shkroi shkurt: “hydrated & glowing”.
Më herët gjatë ditës, ajo publikoi edhe disa foto të tjera pranë pishinës, duke vijuar me postime të ngjashme që shpesh ndan me ndjekësit e saj.
Së fundmi, Jenner ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj personale. Ajo është në një lidhje me aktorin Timothee Chalamet, me të cilin është parë së fundmi në disa evente publike, përfshirë edhe ceremoninë e çmimeve Oscar.





