LajmeSport

KV “Universiteti i Tetovës” siguron kualifikim për në fazën e 1/8-ave të Kupës

Klubi i Volejbollit Universiteti i Tetovës në konkurencë të femrave ka siguruar biletë për në fazën e 1/8-ve në Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi mposhti Uskanën me rezultatin 3:1, në setet 25-23, 23-25, 25-13 dhe 25-19. Universiteti i Tetovës hapi mirë duelin dhe avansoi 1:0 pas një seti të parë të ekuilibruar dhe të fituar me shifrat 25:23. Me shifra të njejta Uskana fitoi setin e dytë duke bërë kështu këtë takim edhe më interesant. Në setin e tretë vashat e UT-së ishin të pandalshme duke triumfuar me rezultatin e thellë 25:13. Seti i katërt nuk solli asgjë të re në parket, pasi vashat tetovare të disponuara për lojë fituan setin me shifrat 25:19, duke e mbyllur takimin me rezultatin e përgjithshëm 3:1 në sete.

Related Articles

Back to top button
Close
Close