LajmeMaqedoniTopLajm

Kush është profesori Besnik Emshiu që Ali Ahmeti ia besoj garën për të parin e komunës së Bogovinës

Profesori, Besnik Emshiu është i lindur me 13.07.1964 në fshatin Bogovinë. Arsimin fillorë e kreu në vendlindje në Bogovinë, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejqinoviq”. Studimet i kreu në fakultetin Teknik në Prishtinë drejtimi i makinerisë.

Për herë të parë punësohet në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” ku për dy vite ishte profesor i matematikës ndërsa më pas punësohet në shkollën e mesme “Mosha Pijade” si profesor i lëndëve profesionale të makinerisë ku edhe sot e kësaj dite vazhdon me përkushtim të kryej profesionin e tij.

Nga viti 2016 është angazhuar në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara në Universitetin e Tetovës, si profesor Part Time në drejtimin e komunikacionit. Në politik është angazhuar që në fillet e para të demokracisë e më vonë si pjesë e Bashkimit Demokratik për Inregrim që nga themelimi i saj.

Profesori, Besnik Emshiu, është anëtarë i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh kryetarë i degës së BDI-së në Komunën e Bogovinës. Profesori Emshiu mbetet ikona unifikuese e trupit votues të BDI-së në këtë komunë, ndryshe ai vjen në politikë nga një familje bujare e cila ndërvite ka kontribuar për shoqërinë, për proceset demokratike në vend si dhe aspektin humanitarë kanë qenë gjithmonë pranë njerëzve në nevojë, shkruan TOP24.

Në zgjedhjet e 17 Tetorit, profesori Besnik Emshiu do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve të komunës së Bogovinës për një menaxhim ndryshe, të ndershëm dhe transparent. Ai në këto zgjedhje përballë do të ketë Albon Xhemailin, kryetarë aktual në këtë komunë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Dashmir Arifin nga Partia Demokratike Shqiptare dhe kandidatin e Lëvizjes Besa. TOP24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close