LajmeMaqedoniTopLajm

Kush e ndërtoi murin që sot Kasami u fotografua

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka promovuar ndërtimin e murit mbajtës në rrugën për në banjën e qytetit murë mbajtës të cilin komuna e Tetovës e promovoi si invesim të saj, por që përfaqësuesit komunal kishin haruar që pas shpinës së kryetarit të mbulonin pllaketën ku shënon se investitorë është qeveria e Maqedonisë së Veriut, UNDP dhe ambasada e Zvicrës shkruan Top24

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në këshillin e komunës së Tetovës, Liridon Disha ka reaguar përmes një postimi  duke pyetur Kasamin se kush janë investitorët e këtij muri mbajtës, duke shtuar më tej se pse komuna e Tetovës ka nevoj të gënjej.

Kjo është njëra nga fotografitë që e ka nxjerrur në profilin e tij Kryetari i Komunës për të bërë PR për gjoja projekt të realizuar dhe askund nuk ka përmendur Qeverinë si donatore.
Edhe pse ekipi i PR të tij kanë tentuar ta shmangin këtë tabllo, aty serish qarte duken investitorët. Është Ambasada e Zvicrës, UNDP dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Shtrohet pyejta, pse ka nevojë t’i gënjejë qytetarët se ka realizuar projekt kur në fakt nuk është projekt i Komunës.
Sidoqoftë, madhështinë e rrugës së banjës që e ndërtoi Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk e zbeh dot një tentativë e dështuar për përvetësim edhe të murit mbajtës të cilin gjithashtu e ka realizuar Bashkimi Demokratik për Integrim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close