
Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjithshëm.
Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është hera e tretë që dalin të parët në zgjedhje.
Ai falënderoi të gjithë anëtarët dhe qytetarët për besimin e dhënë.
“Është hera e tretë që dalim të parët pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, atyre të 2021, pa dyshim fitore e madhe. E gjithë kjo pas një qeverisje të suksesshme. Nuk i kemi borxh, asnjë emri të përveçëm. I kemi gjithçka borxh popullit. Jemi falënderues gjithnjë popullit, për kulturën, besimin dhe vullnetin e treguar”, është shprehur Kurti.



