LajmeRajon

Kurti për rekrutët e rinj: FSK po i shtohen ushtarë të gatshëm për ti shërbyer atdheut

180 rekrutë i janë bashkuar zyrtarisht ushtrisë së Kosovës, pasi e kaluan me sukses stërvitjen ushtarake bazë, e cila ka zgjatur 9 javë. Certifikimi i rekrutëve dhe dhënia e betimit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është bërë me një ceremoni shtetërore ku kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Para 180 ushtarëve të rinj që u betuan për shërbim në Forcë, ka folur presidentja Vjosa Osmani e cila ditën e sotme e ka cilësuar si tejet te veçantë.

“Ditë e veçantë për ushtrinë dhe shtetin e Kosovës. Prej sot shteti ynë është edhe më i fortë. 180 rekrute Tashmë janë ushtarë të shtetit të pavarur të Kosovës sovran e me territor të pacenueshëm. Si komandante supreme e FSK-së jam jashtëzakonisht krenare që po e shoh çdo ditë e më tepër përparimin e FSK-së. Sot ndjehem krenare kur shoh që në mesin e 180 janë 12 vajza ushtare. Historia jonë është përplot me gra të guximshme”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se ushtarët do të jenë kudo që rrezikohet interesi i vendit por edhe të aleatëve të shtetit të Kosovës.

“Ushtarët tanë do të jenë kudo qe rrezikohen interesat tona po edhe ato të aleatëve tanë, amerikanë e të tjerë. Bartni uniformat me krenarinë më të madhe për një të ardhme që shpresojmë të jete e ardhshme e republikës sonë brenda NATO-s”, ka shtuar presidentja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close