KulturëLajmeRajon

Kurti për poetin Bajraj: Do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë

“Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë”.

Kështu ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për poetin e ndjerë Xhevdet Bajraj.

Bajraj ka ndërruar jetë të mërkurën e 22 qershorit pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai prej vitit 1999 ka jetuar dhe vepruar në Meksikë. Poezinë e tij, Albin Kurti shpesh e ka përmendur.

“Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time: Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vrasja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Burri që lozte me engjëj”, ka shkruar Kurti në Facebook, të enjten.

Related Articles

Back to top button
Close
Close