
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, ku ka dhënë një intervistë për mediumin shtetëror, ORF.
Kurti për median austriake foli për sulmin terrorist të 24 shtatorit. Ai tregoi se terroristët erdhën nga Serbia e në sulmin ndaj policisë në Banjskë, të Zveçanit e vranë rreshterin, Afrim Bunjaku.
“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zasrava armë në vitet e fundit”, tha Kurti në këtë intervistë.
Kurti theksoi se armatimi i cili u kap kishte vlerë 5 milionë euro, i prodhuar në Serbi, ndërsa sulmi u udhëhoq nga nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. I cili ka një mbështetje të madhe nga Beogradi zyrtar dhe nga vet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Është parë shumë shpesh të ulet pranë presidentit Vuçiq “në takime të nivelit të lartë në Beograd”, theksoi Kurti.
Kryeministri Kurti sërish vëri në pah se mbrapa këtij akti agreasor ishte vet Serbi dhe kjo duhet të dënohet nga vendet e Bashkimin Evropian dhe nga ShBA-ja.
“Shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga anëtarët e BE dhe SHBA’të pasi nuk ka asnjë dyshim që sulmi nuk ishte se qytetarët kapën armët apo fenomen spontan”, theksoi Kurti.
Kurti tutje i tha medias austriake se Serbia tashmë e di se nuk mund ta këtë Kosovën dhe kjo është arsyeja pse është vënë pas veriut të vendit, e në këtë mënyrë të kompensoj humbjen e luftërave që shkaktoi.
“Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezente për më shumë se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe BE, dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, tha Kryeministri Kurti.



