
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të jetë në Shkup në “Amamin e Daut Pashës” në Shkup do të mbahet panel diskutimi me temën “Politikat progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, që organizohet nga Zyra e FES në Shkup, shkruan Top24
Kujtojmë që nënkryetare e Partisë Socialiste Evropiane PES është ish nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska ndërsa kryeministri Kurti së fundmi ka dhënë mbështetje opozitës shqiptare e cila mbështet po ashtu nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.
“Panelistë do të jenë, kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Lars Klingbeil, kryetari i LSDM-së në Maqedoni, Dimitar Kovaçevski, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë, Dragana Rakiq, kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SPP) Dragan Gilas, kryetar i Partia Socialdemokrate në Mal të Zi Ivan Vujoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës, Lana Prliç, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi”, thuhet mes tjerash në njoftim.



