
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë, tha se Kosova ka avancuar shumë në fushën digjitale.
Ai ka përmendur se në vend në dy vitet janë digjitalizuar mbi 150 shërbime, duke përmendur edhe portalin e-kosova. Shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe rrezikun nga sulmet kibernetike, raporton RTKlive.
Shefi i ekzekutivit theksoi se digjitalizimi ofron shumë mundësi dhe shërbime për qytetarët.



