LajmeRajon

Kurti konfirmon prezencën e Bislimit në takimin e Brukselit, urgjente çështja e të pagjeturve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar prezencën e zv.Kryeministrit, Besnik Bislmi në takimin e Brukselit, i cili do të mbahet të martën e ardhshme, me 4 prill.

Kryeministri Kurti tutje ka thënë se në takimin e radhës në Bruksel mes Bislimit dhe Petkoviqit, do të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

Vlen të theksohet që pas takimit të fundit Kurti-Vuçiq në Ohër, një takim mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkoviq është thirrur nga Bashkimi Evropian për datën 4 prill.

Related Articles

Back to top button
Close
Close