RajonTopLajm

Kurti i kërkoi të largohet nga delegacioni serb, Veljko Odaloviç: Jam i gatshëm të tërhiqem

Kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviç i është përgjigjur kërkesës së Albin Kurtit për tu tërhequr nga delegacioni serb për dialogun me Kosovën, pasi e quan atë shkak për personat e humbur gjatë luftës. B92 shkruan se Odaloviç ka thënë se do të bisedojë me Presidentin Vuçiç dhe do të largohet nga delegacioni. Ai më tej ka shtuar se nuk është ai problemi për mos gjetjen e trupave të njerëzve të humbur gjatë luftës.

“Unë nuk kam asnjë problem, nëse jam pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të ngrihet. Nëse jam unë problemi për gjetjen qoftë edhe të një trupi , nëse unë jam kushti, do të jem i gatshëm të tërhiqem. Do të bisedoj me presidentin Vuçiç, kjo është një çështje serioze dhe unë shumë u befasova për të keq. Mendova se përfaqësuesit e Prishtinës do të dilnin me një plan, ata e thanë që vitin e kaluar në Bruksel. Ne prezantuam lokacionet e interesit tonë, ata të tyre. Ne i plotësuam të gjitha kërkesat e tyre. Ata nuk e zgjidhën asnjë rast tonë. Unë sinqerisht prisja që Kurti të thoshte sot, për pesë ditë do të shkojmë në Koshare, për 15 ditë do të jemi në Llapushnik, për 30 ditë në Liqenin Livoçit, për 40 ditë në Gjakovë. Këtë e prisja, por fatkeqësisht, për mua kjo është një situatë e pakëndshme. Unë jam i përkushtuar ndaj asaj që po bëj. Ajo që ndodhi sot dhe ky incident, respektivisht ajo që bëri Kurti, nuk do të më luhat”, tha Odaloviç.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close