
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka folur për mediat pas një serie të gjatë takimesh në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksander Vucic.
Pas takimeve Borell ka deklaruar se palët janë pajtuar për të respektuar të gjitha Nenet, përfshirë edhe Nenin 11 ku flitet për marrëveshjet e kaluara nga dialogu, ku përfshihet edhe Asociacioni.
“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell.
Ka takuar krerë e shtetit maqedon Pendarovskin dhe Kovacevskin dhe gjithashtu kreun e BDI Ali Ahmetin dhe kryediplomatin Bujar Osmani.
Pas këtyre takimeve, Kurti ka mbajtur takime me Borell dhe Lajcak, duke vazhduar pastaj me takimin trepalësh që zgjati mbi 10 orë.
Fokus i takimit ishte diskutimi për Aneksin e Implementimit.