LajmeRajon

Kur do hapet aksi Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Nuk e dimë!

Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas dhe konkretisht segmenti në zonën e Arrës së Gurrës në Librazhd pritej që të hapej ditën e sotme, por se kjo gjë nuk është mundësuar dot. Sipas kreut të ARRSH, Ami Kozeli në orën 3:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, 23 shkurt, pati një rrëshqitje tjetër toke dhe gjithë puna e bërë u shkatërrua.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, se kur mund të hapet aksi, që lidh pjesën tjetër të Shqipërisë, kreu i ARRSH tha se nuk dihet ende dhe se priten rezultatet e studimeve gjeologjike.

Blendi Fevziu: Kur do lidhte pjesa juglindore e Shqipërisë me aksin kombëtar të pjesës tjetër të Shqipërisë, sa kohë do të merrni dhe cila do të jetë zgjidhja?

Ami Kozeli: Bypass-i ra sepse aty kemi dukshëm, një shembje aktive, e cila duhet të gjejë ekuilibrin e vet.

Blendi Fevziu: Sa kohë duhet të gjejë vendin e vet?

Ami Kozeli: Atë e di natyra, nuk e themi dot ne. Ajo që kemi në dorë ne, janë studimet gjeologjike që po zhvillohen dhe me të pasur në dorë rezultatet e studimeve gjeologjike, atëherë unë do të jem në gjendje që të jap një përgjigje konkrete për afate kohore.

Blendi Fevziu: Pra ne nuk dimë një afat kohor, se kur mund të jemi sërish të lidhur me juglindjen e Shqipërisë.

Ami Kozeli: Në këto momente nuk e dimë, sepse nuk kemi ende në dorë studimet gjeologjike. Sepse koha tregoi këto dy ditë që duhet të presim me patjetër studimet gjeologjike për të vepruar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close