
Qeveria e maqedonisë këtë vit miratoi programin K5 të përgaditur nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, program përmes të cilit ishin planifikuar të sistemohen administratorët e pranuar në punë përmes Marveshjes së Ohrit, respektivisht përmes sekretariatit për Marveshjen e Ohrit, shkruan TOP24.
Një numër i madh i administratorëve u pranuan nga pjesa më e madhe e institucioneve, por kjo nuk ndodhi në rastin me inspektoratin shtetërorë të tregut ku drejtori Stojko Paunovksi nuk pranoi që në drejtorinë e tij të pranohen punëtorë nga marveshja kornizë gjë që detyroi zëvendëskryeministri Artan Grubi ti kërkoj përgjegjsi për këtë qasje kryeministrit Zoran Zaev.
Së fundmi Zaev kërkoi një ditë më parë nga të gjitha institucionet dhe drejtorët që të mos pengojnë shpërndarjen e administratorëve por të veprojnë sipas vendimit të qeverisë sipas planit K5 të zëvendëskryeminstrit Artan Grubi.TOP24



