LajmeTeknologji

“Kumbari” i AI: Inteligjenca Artificiale, më e rrezikshme se sa ngrohja globale

Geoffrey Hinton, i njohur si “Kumbari” i Inteligjencës Artificiale, i cili dha dorëheqjen nga Google në fillim të këtij viti ka folur hapur për rreziqet që vijnë nga makinat gjithnjë e më inteligjente.

Hinton, 75 vjeç,  ka paralajmëruar se Inteligjenca Artificiale paraqet një rrezik shumë herë më të madh sesa ngrohja globale.

Nuk do të doja të zhvlerësoja ndryshimin e klimës. Nuk do të doja të thosha, “nuk duhet të shqetësoheni për ndryshimin e klimës”. Ky është gjithashtu një rrezik i madh. Por unë mendoj se kjo mund të jetë më urgjente”, u shpreh profesori i shkencave kompjuterike, shkruan The Telegraph. 

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Hinton tha se “Me ndryshimin e klimës, është shumë e lehtë të rekomandosh atë që duhet të bësh: thjesht ndalon djegien e karbonit. Nëse e bëni këtë, përfundimisht gjërat do të shkojnë mirë. Por për Inteligjecën Artificiale nuk është aspak e qartë se çfarë duhet të bëni.”

Komentet e Hinton, vijnë pak pasi liderët e teknologjisë, përfshirë Sam Altman, shefin e zhvilluesit të ChatGPT OpenAI, si dhe shefat ekzekutivë të Google dhe Microsoft u thirrën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi rreziqet e Inteligjencës Artificiale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close