LajmeSport

Kuka: 9 vite më parë, Majlinda ia doli

Sot bëhen nëntë vjet nga një nga momentet më të mëdha në historinë e sportit kosovar. Më 7 gusht 2016, në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në xhudo, duke e bërë Kosovën kampione olimpike që në pjesëmarrjen e saj të parë.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka kujtuar këtë datë me emocion në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se Majlinda ishte e para që hapi rrugën për sukseset olimpike të Kosovës, rrugë që më pas u ndoq nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

“Sot janë bërë 9 vjet që Kosova ia doli! Qysh në Olimpiadën e parë. Majlinda kampione olimpike. Titulli më i lartë sportiv, na shihnin si grup entuziastësh, por e nisi Majlinda e vazhduan Disi e Nora!”, ka shkruar Kuka.

Falë sportit të xhudos, Kosova numëron sot tre medalje të arta olimpike, një arritje që ka vendosur vendin në hartën e sportit botëror.

“Shijoni momentet magjike të medaljes së parë të artë olimpike”, përfundon postimi i trajnerit që udhëhoqi të gjithë kampionët drejt lavdisë olimpike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close