LajmeMaqedoniTopLajm

Kufizimet për furnizim me naftë kanë goditur edhe Tetovën, funksionimi i transportit publik vihet në pikëpyetje

“Mungesa e naftës nëpër pompa të benzinës ka goditur më së shumti transportin publik në Tetovë. Nëse kjo mungesë do vazhdoj edhe ditët në vijim, drejtuesit e transportit publik thonë se, do të fillojnë me reduktimin e linjave, ndërsa do mbeten vetëm ato linja që do jenë për bartjen e nxënësve,” raporton gazetari Bashkim Sulejmani.

Izer Kirmizi, drejtor i Ndërmarrjes Publike Tetova Transport, thotë se do të hiqet edhe Linja për në Kodrën e Diellit, me qëllim kursimin e naftës për nevojat e nxënësve.

“Ne do mundohemi të mirëmbajmë këtë nivel shërbimi, por në rast të eskalimit të situatës do detyrohemi të bëjmë reduktim të përkohshëm të linjave, por natyrisht duke pasur primare qarkullimin e nxënësve pra oraret ku nxënësit shkojnë në shkollë apo nga shkolla në shtëpi të mos preken këto orare,” deklaroi Izer Kirmizi, Drejtor i NP Tetova Transport.

Nga ana tjetër, situata me mungesën e naftës, ka rritur numrin e udhëtarëve që përdorin transportin publik.

“Ma shumë tash në autobus hypin, më tepër ecin me autobus tash. Po s`na del nafta çdo ditë na japin vetëm nga 3.000 denarë,” u shpreh Qani Ismaili, vozitës.

Përkundër rritjes së interesimit nga banorët për përdorim të transportit publik, nëse vazhdojnë kufizimit për naftë, atëherë linjat do të reduktohen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close