LajmeMaqedoniTopLajm

Ku është “zhdukur” Zv/kryeministri i Parë Bekim Sali?

VLEN po përballet me një shqetësim të pazakontë: nuk po e gjejnë kryetarin e Alternativës Bekim Salin.

Në vlugun e bisedimeve për formimin e VLEN, Bekim Sali ka zgjedhur t’i ikë përballjes me partnerët e tij të koalicionit dhe me opinionin.

Sipas informatave, ai arsyetohet para liderëve tjerë se është jashtë vendit, në eventet e BE-së në Qipro.

Por, të gjitha eventet e planifikuara për në fillim të marsit në Qipro janë anuluar, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, Bekim Sali nuk ka bërë asnjë postim nga Qiproja në rrjetet e tij sociale.

Liderët e VLEN e shohin sjelljen e tij të papërgjegjshme dhe të papjekur për rolin që ka. Kur të gjithë shqiptarët po presin bashkimin e VLEN, ai fshihet dhe i ikë përballjes me partnerët e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close