LajmeMaqedoniTopLajm

KSHZ: Fletëvotimet e personave me Covid-19 janë të mbyllura dhe do të hapen nesër pas përfundimit të procesit zgjedhor

Pasi që dje në rrjetet sociale u publikua rezultati nga votuesit e prekur nga virusi korona dhe të izoluarit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor i demantojnë keto informacione dhe apelojnë te të gjithë qytetarët që të mos bien pre e atyre publikimeve në rrjetet sociale.

“Kam parë disa publikime të tilla në rrjetet sociale. Fletëvotimet nga dje dhe sot janë mbyllur në zarf dhe në kutin e votimit dhe të njëjtat do të hapen nesër pasi të përfundojë procesi i votimit në ora 21:00”. tha zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Dje në Maqedoninë e Veriut 723 qytetar të prekur nga Covid-19 dhe në izolim votuan sipas protokolleve speciale. Sot votojnë të sëmurit, të pafuqishmit dhe të burgosurit.  

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close