
Inspektorati për Mjedisin Jetësor gjobiti Komunën e Aerodromit dhe kryetarin Timço Mucunski në lartësi prej 88.000 euro në kundërvlerë të denarit për hedhjen e mbeturinave në sipërfaqe publike, me çfarë rrezikohet mjedisi jetësor dhe shëndeti i qytetarëve, bëri të ditur pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.
Theksojnë se Komuna e Aerodromit përmes kompanisë “Piramid Bilding” e angazhuar në tender, në vend të lokacionit të planifikuar në NP “Drislla” i ka hedhur mbeturinat komunale në një sipërfaqe të gjelbëruar, në një park afër ndërtesës administrative të FFM-së në bulevardin “ASNOM”, duke krijuar kështu një deponi të re ilegale.
“Afati për shlyerjen e gjobës është tetë ditë nga dita e shqiptimit, në të kundërtën do të paguhet në mënyrë shtesë. Kundër të gjithë shkelësve do të ngrihen edhe kallëzime penale përkatëse”, theksohet në kumtesë. Top24.



