LajmeRajon

Kryetari i Prishtinës vizitë në Lezhë

Kryetari i komunës së Prishtinës ishte këtë fundjavë në Lezhë. Ai u prit në një takim nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Rama vlerësoi transformimin që ka pësuar ky qytet dhe zonat turistike përreth, ndërsa u shpreh i gatshëm për shumë bashkëpunim mes autoriteteve në mënyrë që të zgjatet sezoni turistik.

“Kemi nevojë që të bashkëpunojmë që të ndihmojmë edhe bizneset këtu që ta zgjasim sezonin”.

Ndërkohë, kryebashkiaku Ndreu përmendi faktin se vizitorët kosovarë janë më besnikët e Lezhës, ndërsa kanë hapur aty edhe biznese.

“65% e klientelës vazhdon të jetë nga shqiptarët e Kosovës të cilët jo vetëm janë pjesëmarrës, janë edhe kontributorë”.

Kryetari i komunës së Prishtinës ishte i shoqëruar edhe nga disa zyrtarë të tjerë të institucionit që ai drejton.

Related Articles

Back to top button
Close
Close